15:48 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kryeministri i Serbisë dhe Maqedonisë, për Kosovën flasin pas dyerve të mbyllura (Video)

Kryeministrat e Serbisë dhe Maqedonisë Ana Branbic dhe Zoran Zaev thonë se pas dyerve të mbyllura ata folën hapur për marrëdhënien me Kosovën.

Kur u pyet nga Insider nëse ata folën për njoftimin e Maqedonisë për të votuar për pranimin e Kosovës në UNESCO, gjë që Serbia e konsideron veprim armiqësor, Zaev tha se shpreson që së shpejti të gjendet një zgjidhje për marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës, përcjell Indeksonline.

“Ne do ta mbështesim këtë, sepse është e rëndësishme për Serbinë, por perspektiva e të gjithë rajonit varet nga kjo. Ne ramë dakord që për çdo pyetje, pa marrë parasysh se sa e lumtur apo e dhimbshme është, së pari e marrim njëri tjetrin në telefon dhe të flasim miqësisht. Edhe në rrethana të tilla të vështira, miqtë gjithmonë gjejnë zgjidhje”,tha Zaev.

Maqedonia, në kohën e qeverisë së Nikola Gruevskit në 2008, pranoi Kosovën, si në vitin 2015, ajo votoi për pranimin e Kosovës në UNESCO. Autoritetet e reja maqedonase thuhet se i kanë thënë së pari Serbisë se nuk do të votojnë për Kosovën nëse u kërkohet të bashkohen përsëri me UNESCO. Megjithatë, në gusht ata deklaruan se nëse votimi do të merrte parasysh pozitën e shumicës së vendeve anëtare të BE./Indeksonline/