09:20 / E Martë, 20 Tetor 2020 / indeksADMonline

Kryeministri, jep pëlqimin për dërgimin e kërkesës te presidenti për hapjen e misionit diplomatik, në Izrael

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, sot në një takim konsultativ me ministren për Punë të Jashtme, Meliza Haradinaj- Stublla, ashtu siç e përcakton Kushtetuta e Republikës së Kosovës dha pëlqimin e tij për të dërguar te presidenti kërkesën për hapje të misionit diplomatik, në Izrael.

“Kryeministri theksoi se Izraeli është partner strategjik i Kosovës dhe se vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve vjen si rezultat i marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë”, bëhet e ditur në një komunikatë shtypi.