22:36 / E Diele, 14 Prill 2024 / AR

Kryeministri kujton aktoren Shirine Morina

Kryeministri Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e aktores Shirine Morina.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se vdekja e Shirine Morinës është humbje e madhe për komunitetin artistik.

May be an image of 1 person

“Me pikëllim të thellë, komunitetit artistik të Kosovës e gjithë vendit i shprehi ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Shirine Morinës”.

“Në kujtesën tonë, do të qëndrojnë përjetë rolet e saj si ajo e monodramës ‘Mbreteresha Teutë’, si dhe kontributi i jashtëzakonshëm në shfaqjet ‘Hotel Kashta’, ‘Makbethi’, ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’, në filmin ‘Era dhe lisi’, si dhe serialet ‘Kombinati’ dhe ‘Cimerat’”, ka shkruar Kurti.