17:19 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kryeministri Kurti sot pret në takim edhe dy ambasadorë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po vazhdon ditën e parë të tij në krye qeverisë, me takime të rëndësishme.

Përmes një njoftimi për media, Zyra për Komunikim me Publik ka njoftuar se Kurti do të ketë edhe dy takime gjatë ditës së sotme, transmeton Indeksonline.

Kryeministri pret në orën 17:30 në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ndërsa po në Ndërtesën e Qeverisë, një orë më pas ai do ta pres edhe ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt./Indeksonline