08:56 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

Kryeministri polak: Covidi-19, sëmundje si gjithë të tjerat

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, tha se polakët nuk duhet të kenë frikë që të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, më 12 korrik, sepse koronavirusi është bërë një sëmundje si “gjithë të tjerat”.

Presidenti aktual, Andrzej Duda, do të përballet në balotazh me kryetarin e Varshavës, Rafal Trzaskowski.

“Kjo është tani një sëmundje si gjithë të tjerat. Ne vetëm po presim vaksinën”, tha kryeministri.

Polonia, me rreth 38 milionë banorë, ka konfirmuar mbi 35.000 raste me koronavirusin dhe 1.492 viktima. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar të enjten, duke thënë se pandemia është duke u përhapur më shumë se kur shpërtheu në fillim.