11:29 / E Shtunë, 19 Tetor 2019

Rusia zyrtare reagon pas fitores së Albin Kurtit, VV-në e quan ultra-nacionaliste!

Rusia zyrtare për herë të parë është deklaruar për zgjedhjet e 6 tetorit të zhvilluara në Republikën e Kosovës. Kryeministri i këtij vendi, Dimitry Medvedev, në një intervistë për “Vercenje Novosti”, e ka quajtur ultra-nacionaliste Lëvizjen “Vetëvendosje”.

“Prishtina po vazhdon të sillet me presione ndaj Serbisë, veçanërisht pasi që, tani në pushtet po vijnë  ultra-nacionalistët. Kjo është arsyeja pse është e nevojshme të monitorohet nga afër se çfarë po ndodh  pasi është e qartë se Ballkani mbetet një rajon i trazuar”, është shprehur ai, transmeton Indeksonline

I pyetur për njohjen e Kosovës nga Serbia, Medvedev ka thënë se respekton vetëm rezolutën 1244 të OKB-së.

“Ne kemi thënë vazhdimisht në të gjitha nivelet se i përmbahemi qëndrimit të hershëm. Ne fillojmë nga domosdoshmëria për të respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë. Jo akte të njëanshme por rezolutën e Këshillit të Sigurimit të KB 1244”, tha Medvedev, duke komentuar mbështetjen e gjatë të Moskës për Serbinë në dëshirën e saj për të ruajtur Kosovën.

Image result for medvedev russia
Medvedev

Kryeministri rus është përgjigjur edhe rreth idesë për shkëmbim apo ndryshim të hartave midis dy shteteve. Kjo, sipas tij, është e papranueshme dhe nuk duhet të ndodhë asnjëherë.

“Në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojmë përsëritjen e çdo manifestimi të dhunës, përpjekjeve për riformatimin e njëanshëm të hartës së Ballkanit ose ndonjë veprim tjetër që mund të rezultojë në një katastrofë humanitare”, u shpreh Medvedev. /Indeksonline/