10:09 / E Martë, 13 Mars 2018 / indeksADMonline

Kryeministri takon ambasadorën e Finlandës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka uruar mirëseardhje ambasadores së re të Finlandës, Pia Stjarnvall.

Ai është takuar me këtë të fundit, ku i kanë theksuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe bashkëpunimin e ngushtë.

Këtë e ka bërë të ditur edhe vet kryeministri përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”./Indeksonline/

Më poshtë keni postimin e plotë:

“Ambasadores së re të Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, i urova mirëseardhje dhe sukses në misionin e saj. Marrëdhëniet e shkëlqyera të ndërtuara gjatë viteve ndërmjet dy vendeve tona do të vazhdojnë me bashkëpunim të ngushtë edhe në të ardhmen. RH”