Kryeministrja daneze thotë se Grenlanda duhet të vendosë vetë për të ardhmen e vendit

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen i tha Donald Trumpit se vetëm Grenlanda duhet të vendosë për të ardhmen e vendit.
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka shprehur javët e fundit dëshirën për të blerë ishullin, madje duke e lënë derën e hapur për përdorimin e forcës ushtarake për të realizuar dëshirën e tij.
Sipas një njoftimi për shtyp nga zyra e saj pas një telefonate midis dy liderëve të mërkurën, Frederiksen i përsëriti Trumpit pohimin e kryeministrit të Grenlandës, Múte Egede, se “ishulli nuk është në shitje”.
Trump nuk ka folur publikisht për thirrjen, duke zgjedhur në vend të kësaj të ripostojë në mediat sociale rezultatet e një sondazhi të vitit 2019 që zbuloi se 68 për qind e grenlandezëve mbështesin pavarësinë nga Danimarka.