75 Mall Live Search
17:54 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kryeminstri Haradinaj pret ushtarët e KFOR-it për ditën e falënderimeve

Ramush Haradinaj për nder të festës së “Ditës së Falënderimeve” ka pritur dhe festuar së bashku me ushtarët e KFOR-it.

Para ushtarëve ai bëri një fjalim, pastaj filloi të festoi së bashku me ta, shkruan Indeksonline.

Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri ka falënderuar edhe njëherë shtetin amerikan për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë.

Më poshtë gjeni postimin e plot të kryeministrit:

“Me rastin e Ditës së Falënderimeve, pritje për nder të miqve amerikanë, që shërbejnë në Kosovë. Kjo ditë e shënuar është rasti më ideal për të qenë bashkë dhe për të shprehur falënderimin për gjithçka që amerikanët kanë bërë për ne. Shtëpia jonë përherë do të jetë shtëpi e miqve tanë. Zoti e bekoftë Amerikën, Kosovën dhe të dy popujt!”

RH