13:11 / E Martë, 09 Prill 2019 / indeksADMonline

Kryen vjedhje në një shtëpi në Pejë, më pas dogjën gjithçka që kishte brenda

Në orën 00:30 në fshatin Kerstovc të komunës së Pejës, patrulla policore ka vërejtur zjarr në një shtëpi.

Me këtë rast policia kanë ndërmarrë masat e menjëhershme duke njoftuar njësitet e zjarrfikësve të cilët kanë shuar zjarrin. Nga ky zjarr dëmet materiale janë bërë në një dhome në të cilën u dogjën gjësende tekstili.

Shtëpia ishte e pabanueshme meqë pronari i shtëpisë jeton jashtë vendit sipas deklarimit të fqinjëve, thuhet në një njoftim të policisë, transmeton Indeksonline.

Gjatë kontrollimit të vendit të ngjarjes nga hetuesit policor është vërejtur se personat e dyshuar fillimisht kishin dëmtuar dritaren dhe kishin hapur  derën e hyrjes së asaj dhome dhe kanë depërtuar brenda për të kryer veprën e vjedhjes.

“Ende nuk dihet nëse është vjedhur diçka sepse policia është në proces të hetimit. Sidoqoftë policia e Kosovës apelon ë të gjithë qytetarët e rajonit të cilat nuk banojnë në Kosovë por që kanë pasuri të paluajtshme në Kosovë që të gjejnë formën e përkujdesjes pasurisë”, thuhet në njoftimin për media./Indeksonline/