19:54 / E Hënë, 13 Dhjetor 2021 / LB

Kryeparlamentari Konjufca pret nesër në takim Taulant Ballën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, nesër në mëngjes, është paraparë të presë mysafirë në kabinetin e tij.

Për një vizitë takimi, ai do ta presë kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, Taulant Ballën.

Këtë e ka konfirmuar, përmes një njoftimi, Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun në Kuvendin e Kosovës, ndërsa dhe ndajnë agjendën e nesërme të kryeparlamentarit Konjufca.