23:12 / E Hënë, 25 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kryeprokurori Beka: Po kërkohen të dyshuarit tjerë për grabitjen në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet lidhur me rastin e një grabitje që ndodhi para disa dite në Prishtinë.

Në një prononcim për “Indeksonline”, Kryeprokurori i Themelores, Imer Beka  ka konfirmuar se personi me inicialet M.S është arrestuar për këtë rast. Beka ka thënë se për dy të dyshuarit tjerë po vazhdohet edhe më tej të kërkohen nga policia për identifikimin e tyre.

Sipas tij, hetuesia është duke punuar me intensitet të lartë.

Ai ka thënë se për rastin është i njoftuar më shumë  nga prokurorja e rastit, Bukurije Gjonbalaj.

Ndryshe, Indeksonline ka siguruar edhe video nga ky rast ku shihen disa persona duke e sulmuar viktimën në rrugën “Ferid Curri” në kryeqytet, e më pas duke ia marrë çantën e krahut.

Rasti ka ndodhur në një parking të një qendre tregtare në kryeqytet.

Më poshtë shikoni videon:

/Indeksonline/

 

Grabitje në pikë të ditës, policia arreston të dyshuarin (Video)