21:18 / E Enjte, 19 Tetor 2023 / Gj. Sh

Kryeqyteti vishet “kuq”, Partizani fiton derbin ndaj Tiranës

Kryqyteti i Shqipërisë, Tirana ka marr ngjyrat e kuqe.

Skuadra e Partizanit ka fituar derbin e parë sezonal kundër KF Tiranës, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “AIR Albania”, përfundoi me rezultat 2-1.

Gueyu Maguette i dha epërsinë skuadrës së Partizanit në minutën e 78-të.

Florent Hasani barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 90-të.

Gëzimi i Tiranës zgjati vetëm dy minuta, pasi Alfred Mensah shënoi golin e fitores pë të kuqtë.

Pas kësaj fitore, Partizani ngritet në vendin e dytë në tabelë me 14 pikë, ndërsa Tirana zbret në vendin e katërt me 13 pikë./IndeksOnline/