12:04 / E Enjte, 06 Shkurt 2020 / indeksADMonline

“Kryesia do të mblidhet çdo të hënë, seanca do të ketë çdo javë, do t’i kemi 14 komisione”

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani pas takimit të parë me kryesinë e Kuvendit, ka deklaruar se janë dakorduar që të ketë 14 komisione parlamentare, që do të mbikëqyrin 15 ministritë.

“Ne kemi një rregullore të Kuvendit që parasheh 16 komisione, që janë ndarë në përputhje me ndarjen e ministrive. Meqenëse kemi një zvogëlim të numrit të ministrive, është dashur që edhe komisionet të përshtaten, u pajtuam që kemi 14 komisione, që do të mbikëqyrin ministritë. U pajtuam edhe që në mbledhjen e radhës që mbahet të hënën ta votojmë edhe formulën e ndarjes së komisioneve, sepse do të presim zëvendësimin e disa deputetëve, 4 grupe parlamentare presin që të zëvendësohen deputetët e rinj”, ka deklaruar Osmani.

Ajo ka thënë se janë pajtuar, që çdo të hënë të mbajnë mbledhje të kryesisë, në mënyrë që çdo të enjte të mbahen seanca plenare.