17:45 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

Kryesia e Kuvendit mblidhet pas pak, kjo është arsyeja

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se mblidhet në ora 18:00.

Në këtë mbledhje ata edhe do njoftojnë për formimin e grupit të ri parlamentar, “Grupi i Deputetëve të Pavarur”.

Ndryshe, 12 deputetë të dorëhequr nga Vetëvendosja,  tashmë kanë dorëzuar kërkesën për formimin e grupit të ri parlamentar, për t’u ndarë nga ai i Vetëvendosjes./Indeksonline/