75 Mall Live Search
17:48 / E Mërkurë, 21 Mars 2018 / indeksADMonline

Kryesia pritet të përjashtoj edhe këta deputetë të Vetëvendosjes

Kryesia e Kuvendit ka nisur mbledhjen e radhës, në të cilën pritet të vendos për përjashtim edhe të gjashtë deputetëve tjerë të Vetëvendosjes.

Sipas burimeve të Indeksonline, Policia ka vlerësuar se në rastin e fundit, më shumë se 8 deputetë të VV-së kanë bashkëpunuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Ali Lajçi, Sami Kurteshi, Fatmire Kollçaku, Arbërie Nagavci, Arbër Rexhaj dhe Shemsi Syla, Valon Ramadani, Ismajl Kurteshi janë deputetët që dyshohet se janë përgjegjës dhe pritet të përjashtohen. /Indeksonline/