10:58 / E Martë, 06 Mars 2018 / indeksADMonline

Kryetari Aliu: Jo më dëmtim të buxhetit, më shumë përgjegjësi nga zyrtarët komunal

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka drejtuar një shkresë punëtorëve të administratës së kësaj komune.

Përmes saj, kryetari Aliu kërkon që ata të jenë të përgjegjshëm në punën e tyre në përputhje me dispozitat ligjore.

Sipas tij, në të kaluarën është dëmtuar buxheti dhe imazhi i komunës së pasojë e neglizhencës të zyrtarëve të komunës së Ferizajt.

Kryetari Aliu ka shtuar se nëse shkelen rregullat, do të merren masa disiplinore të parapara me ligjet e Republikës së Kosovës.

Më poshtë keni shkresën e publikuar në faqen zyrtare të kësaj komune./Indeksonline/

Image may contain: text