21:04 / E Shtunë, 09 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kryetari i BIK-ut i reagon deputetit të VV-së: Ofendimi ndaj Zotit, ofendim i besimtarëve të Kosovës

Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë, Bekim Jashari ka reaguar ndaj deputetit të VV-së, Fisnik Ismaili, i cili ka thënë se nuk pranon që dikush t’i marr lirinë me linçua Aidën për një fjalë goje, edhe nëse ia thotë edhe Zotit.

“Prandej JO! Nuk pranoj, ne asnjë mënyrë nuk pranoj, që dikush me e marrë lirinë me e linçue Aidën për një fjalë goje, pavarësisht se a ia ka thanë Albinit, Rugovës, Obamës, qoftë edhe zotit!” ka shkruar Ismaili gjatë ditës së djeshme, duke iu referuar sms-ve brenda VV-së.

Kjo ka bërë që Jashari të reagoj duke thënë se ofendimi i tij që i bënë Zotit të gjithësisë, është ofendim i besimtarëve te të gjitha besimeve në vendin tonë, transmeton Indeksonline.

Ai ka quajtur të papranueshëm një fjalor të këtillë.

“Ofendimi qe nje deputet i zgjedhur i ben Zotit te gjithesise, eshte ofendim i besimtareve te te gjitha besimeve ne vendin tone. Kjo nuk eshte liri e fjales dhe mendimit te lire dhe si e tille e gjykoj te papranueshem nje fjalor te ketille. Ai eshte ZOT i gjithesise” ka reaguar ai në facebook./Indeksonline/