17:25 / E Hënë, 05 Korrik 2021 / OSH

Vetura e kryetarit të FFK-së, thyen rregullat e komunikacionit

I pari i futbollit në Kosovë, kryetari i FFK-së, Agim Ademi duket se i do problemet me ligjin.

Në një video që e ka siguruar Indeksonline, ai shihet teksa nuk i respekton rregullat e komunikacionit.

Ngjarja ka ndodhur tek vendi i quajtur “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë. Ademi shihet teksa pengon veturat tjera në rreth./Indeksonline/