15:47 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / k.v

Kryetari i Gjyqtarëve të EULEX-it: EULEX dëshironte ta shkatërronte Fatmir Limajn

Ka dhënë dorëheqje kryetari i Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons. Lajmin e ka publikuar e përditshmja franceze “Le Monde”.

Ai ka përmendur një serë arsyesh për dorëheqjen e tij.

Sidomos e ka përmendur edhe zëvendëskryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj në dorëheqjen e tij.

Në intervistën e tij në Le Monde, ndër të tjera thuhet se EULEX  donte ta shkatërronte një pjesë të klasës politike kosovare, siç ishte Fatmir Limaj (Ish komandanti i UÇK-së).

Tutje ai ka vazhduar edhe me akuza të tjera ndaj misionit, duke e cilësuar tërësisht politik.

“EULEX-i nuk është misioni i promovimit të sundimit dhe ligjit. Është një mision politik. Kushdo që mendon ndryshe, është naiv ose i marrë,” ka thënë Simmons.

Ai ka qenë gjyqtar që nga fillimi i misionit më 2008 derisa nga viti 2014 ka kryesuar asamblenë e Gjykatësve të EULEX-it./Indeksonline/