10:45 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kryetari i KB Rahovecit: Derisa të jem kryetar i klubit, asnjë tifoz i Yllit apo Pejës nuk do të shkelë në ‘Mizahir Isma’

Kryetari i klubit basketbollistik Rahovecit, Alban Rama, ka dhënë një deklaratë tejet të nxehtë.

Rama në emisionin ‘Sports Show’ në Klan Kosova ka theksuar se ”asnjë tifoz i Yllit apo Pejës nuk do të shkelë në palestrën ‘Mizahir Isma”.

Deri te këto deklarata të ashpra të kryetarit të KB Rahovecit erdhën pas fyerjes që pësoi ky qytet në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës mes Yllit dhe Pejës e zhvilluar mbrëmë.

Tifozët e pakët të Rahovecit të pranishëm në finale, provokuan vazhdimisht të dy tifozëritë e skuadrave, përkatësisht ‘Xhebrailave’ të Suharekës dhe ‘Shqiponjave’ të Pejës – çka solli në fyrje të rënda.

”Derisa të jem kryetar i klubit, asnjë tifoz i Yllit apo Pejës nuk do të shkelë në palestrën ‘Mizahir Isma’ ”, ka deklaruar Alban Rama.

Ndryshe, në finalen e zhvilluar Peja triumfoi përballë Yllin, duke fituar trofeun e Kupës së Kosovës.