12:45 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kryetari i Komunës së Preshevës: S’ka lojë me Luginën, duam bashkim me Kosovën

Ideja për bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit është folur qysh moti.

Por tani shumë më publikisht dhe kjo ide ka ardhur nga vet presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Këtë ide presidenti i Kosovës thotë se do ta propozoji edhe në tavolinën e bisedimeve me Serbinë.

Në lidhje me këtë çështje, liderë të Luginës së Preshevës  tash e disa muaj kanë pasur takime të shpeshta me presidentin.

Në një intervistë, kryetari i komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi ka treguar se e kujt ishte kjo iniciativë, ndonëse mohon që janë për shkëmbim territoresh.

Arifi thotë se ideja për bashkim është e qytetarëve që jetojnë në këtë pjesë që e ka pranuar edhe presidenti Thaçi.

Arifi ka shtuar se kërkesën e bashkimit nuk e bëjnë në faturë të askujt e as për interesa të tyre personale. Megjithatë ai ka treguar se cilat janë tri kushtet  që Lugina t’i bashkohet Kosovës.

Pavarësisht se BE Arifi është  shprehur kundër një iniciative të tilla, ku sipas tij disa vende janë duke e përkrahur, por që ende janë duke u zhvilluar debate.

I pyetur se a ka gjasa që kërkesën e tyre, presidenti t’a keqpërdor, ai deklaroi  se nuk ka shansa që askush të luajë lojë me Luginën.

Më 29 shtator të muajit të kaluar, Lëvizja Vetëvendosje organizoi  protestë për të kundërshtuar idenë e presidentit Hashim Thaçi për shkëmbim territoresh.

Kundërshtimet për këtë çështje , e po ashtu edhe protestën e organizuar, Arifi i quajti më shumë politike, duke shtuar se spektri politik në Kosovë duhet të jetë më i unifikuar.

Nëse ky proces do të ndodh, sipas tij do të marrë shumë kohë, mirëpo më e rëndësishmja, siç tha ai, është se si do të bashkohet  lugina e Preshevës me Kosovën.

Duke mos përjashtuar se e ka “hall”, nëse do të ndodh shkëmbimi i territoreve, ani pse ai ka theksuar, që i beson iniciativës së presidentit Hashim Thaçi.