10:38 / E Hënë, 06 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë dekorohet nga Thaçi me “Urdhri i Lirisë” (Video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nderuar kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçin me çmimin “Urdhri i Lirisë”, për ta falënderuar atë për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Këtë dekoratë ai e mori gjatë takimit me Thaçin, pasi po qëndron në Kosovë në një vizitë dy ditore.

Me këtë rast, Thaçi ka falënderuar atë dhe gjithë shqiptarët që kanë ndihmuar për Kosovën gjatë luftës.

“Urdhri i Lirisë për Gramoz Ruçin, për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Kjo gjë e ka befasuar Ruçin, i cili edhe potencoi se kjo është edhe dekorata e arë që ai ka pranuar ndonjëherë.

Me ketë rast, ai tha se këtë do ia dedikojë të gjithë shqiptarëve, që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, pavarësisht spektrit politik që i takojnë ata.

“Është surprizë për mua në vizitën e parë zyrtare time në Kosovë. Kjo në fakt është dekorata e parë që unë marrë dhe është e veçantë sepse është nga presidenti i Kosovës. Kontributi për lirinë e Kosovës nuk i përket asnjë individi, as mua dhe pavarësisht të gjithave. Ëndrra e të gjithë deputetëve shqiptarë ka qenë që pavarësia e Kosovës të bëhet realitet. Kështu që ky vlerësim që më behët mua sot unë ia atribuoj dhe ia dedikoj bashkatdhetarëve të mi në Shqipëri, pavarësisht se cilit spektër politik i takojnë”, tha Ruçi./Indeksonline/