17:40 / E Diele, 15 Mars 2020 / indeksADMonline

Kryetari i Malishevës apel Ministrisë së Shëndetësisë: Na dërgoni mjekë, kemi mungesë

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka apeluar në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë që të dërgojë mjek në komunën e tij.

Begaj tha se dy mjekë tashmë të këtij qyteti janë future në karantinë pas kontaktit që patën me gruan e cila ishte prekur nga koronavirusi.

Tutje Begaj tha se përveç mjekëve, komuna e Malishevës ka nevojë edhe për furnizime të tjera./Indeksonline/