75 Mall Live Search
17:43 / E Diele, 12 Korrik 2026 / AR

Kryetari i Nju Jorkut zbuloi sa ka paguar Taylor për masat e sigurisë në dasmë

Taylor Swift ka paguar më shumë se 160 mijë dollarë për mbulimin e shpenzimeve të masave të sigurisë rreth Madison Square Garden gjatë festimeve të dasmës së saj fundjavën e kaluar, ka deklaruar këtë javë kryetari i Nju Jorkut, Zohran Mamdani.

Sipas tij, këto para kanë mbuluar kostot për lejet dhe angazhimin e policisë, transmeton Indeksonline.

Mamdani tha në një konferencë për media se të gjitha miratimet e nevojshme ishin përfunduar në ditët para zhvillimit të ngjarjes.

Polici, barriera dhe masa të tjera sigurie…

Ylli i muzikës pop, Taylor Swift (36 vjeçe), u martua me lojtarin e NFL-së, Travis Kelce (36 vjeç), në sallën e njohur në Manhattan.

Pas një feste më të vogël me rreth 100 të ftuar, sipas raportimeve të mediave, pasoi një festë më e madhe ku morën pjesë rreth 1000 anëtarë të familjes, miq dhe të njohur.

Zona rreth Madison Square Garden ishte e rrethuar gjatë festimeve, ndërsa ishin vendosur dhjetëra pjesëtarë të policisë për siguri.

Ende nuk dihet se sa kanë shpenzuar gjithsej Swift dhe Kelce për ceremoninë dhe festimet e dasmës, megjithëse mediat amerikane dyshojnë se bëhet fjalë për një shumë prej disa milionë dollarësh./Indeksonline/

.@NYCMayor Mamdani on Taylor Swift paying New York City back for police overtime during her wedding: “Taylor Swift will be paying… has paid already the cost of the permit that was lodged, which was over $160,000 for that event and for the response to that event.” pic.twitter.com/rlYhUmi9AS— CSPAN (@cspan) July 10, 2026