Xhensila paralajmëron surprizën e radhës, publikon pamje sensuale
Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me postimin e saj të fundit në Instagram.
Artistja ka publikuar disa fotografi nga bregdeti, ku shfaqet me një stil elegant dhe një pamje verore, ndërsa në përshkrim ka shkruar: “Premier 17:00 PREMTIMI”, shkruan Indeksonline.

Postimi ka ngjallur menjëherë reagime nga fansat, të cilët mezi po presin të zbulojnë projektin e ri të këngëtares.

Xhensila duket se po përgatit një tjetër surprizë muzikore për publikun e saj./Indeksonline/

