22:41 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kryetari i OVL-UÇK-së: E dënojmë ashpër vendimin e atyre që iu privua liria pa bazë

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar përmes një statusi në Facebook, pas lajmit të sotëm për lirimin me kusht të Jahir Demakut, për të cilin tha se nuk është dyshuar në pafajsinë e tij dhe se meritat e tij prej Gjernerali nuk mund të njollosen, shkruan Indeksonline.

Gucati tha, se nuk mund të njolloset lufta e UÇK-së të cilët sipas tij, nuk kërkuan asgjë më tepër përveç lirisë e pavarësisë së Kosovës.

“Sot morem lajmin e shumë pritur lirimin e Gjeneralit Jahir Demaku i cili ishte i privuar nga liria, ne nuk kemi dyshuar asnjeher në pafajsin e tij ashtu si nuk dyshojm për luften e paster të UÇK se. Ne nuk kerkuam asgje më shumë veq liris pamvarsis së Kosoves, lufta jon nuk mund të njolloset  Gjeneralit Demaku i urojm për lirimin e tij ta gezoj lirin e Kosoves sepse meritat e tij nuk mund të njollosen”, ka shkruar Gucati.

Më tutje, ai shtoi se shpreson në institucionet përkatëse për vendosjen e drejtësisë që të vihen në pah vlerat e vërteta të UÇK-së, dhe të merret vendim edhe për lirimin e Sylejman Selimit, pasi që u hodhë poshtë kërkesa për lirimin e këtij të fundit.

“Duke shpresuar qe institucionet perkatese të vendosin drejtesi dhe të kuptojn vlerat e verteta të UÇK se presim sa me shpejt vendimin për lirim të Gjeneralit Sylejman Selimi ne denojm ashper veprimin e atyre qe ju privuan nga liria pa asnjë baz por për interesat e tyre politike, kemi qen dhe do të jemi gjithmon në perkrahjen tuaj!”, ka shkruar ai./Indeksonline/