17:25 / E Premte, 16 Shkurt 2024 / FR

Kryetari i parlamentit rus fajëson Perëndimin për vdekjen e Navalnyt

Kryetari i Dumës së Shtetit të Rusisë, Vyacheslav Volodin, është zyrtari i fundit rus që vlerëson vdekjen e Alexei Navalny, dhe për këtë fajëson liderët perëndimorë.

“Të gjithë ata, emrat e tyre janë të njohur, nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe lidershipi i ShBA-së deri te Scholz, Sunak dhe Zelensky, janë fajtorë për vdekjen e Navalnyt”, tha politikani në Telegram.

“Janë ata që kanë marrë një numër të madh vendimesh të dështuara dhe janë kapur pas pozicioneve të tyre që përfitojnë nga vdekja e tij”.

Ndërkaq Navalny, një nga kritikët më të dukshëm dhe më këmbëngulës të Putinit, po mbahej në një burg të Arktikut, ku ishte dënuar me 19 vjet nën një “regjim të veçantë”.

Në një video nga burgu në janar, Navalny ishte shfaqur i dobët me kokën e rruar.

Ndërsa Kremlini tha se nuk kishte informacion mbi shkakun e vdekjes