15:03 / E Martë, 07 Shkurt 2023 / LB

Kryetari i Preshevës deklarohet pasi dorëzoi Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka dorëzuar Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, shkak keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Arifi tha se në emër të qytetarëve të Preshevës e dënojnë ashpër këtë keqpërdorim.

“Dy vjet ka zgjatur indonentimi i projektit përmes nëpërmjet këshillit kombëtar Shqiptar, që në fund rezultuan që janë shpërndarë ato mjete në kohë fushate. 2 milionë euro në kohë fushate janë shpërndarë në formë të një interesi dhe grup  të vogël të interesit të ngushtë, që ka ndodhur në tetor.

Kryetari i Preshevës tha se 2 milionë euro, prej tyre 1.3 milionë euro nëpër mjet një kursi janë shpërndarë shoqatave të ndryshme në Luginë të Preshevës.

Ai tha se këto shoqata që kanë përfituar janë një rrjet i ngushtë i njerëzve që kanë qenë pjesë e një partie.

“Pra më paratë e Kosovës është munduar të avansohet dhe forcohet vetëm një parti nga pesë dhe një grupe qytetarë në Luginë të Preshevës”, tha ai.

Ai tha së Ragip Mustafa, i cili është kryetarë i Këshillit Kombëtar, e ka shpallur konkursin, sipas tij 45 mijë euro ia ka dhënë një OJQ-je, e cila tre ditë para konkursit është themeluar për të recituar 5 vjersha për 45 mijë euro.