12:25 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kryetari i Prizrenit viziton nënën nga Durrësi që lindi një djalë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me Halil Kastratin ka vizituar mbrëmë nënën nga Durrësi e cila kishte lindur një djalë derisa po strehohej në Prizren, shkruan Indeksonline.

Ajo kishte ikur nga vendlindja e saj shkaku i tërmetit.

Haskuka bëri të ditur se nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Me Halil Kastratin e shoqatës humanitare ‘Jetimat e Ballkanit’, mbrëmë vizituam Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku takuam nënën nga Durrësi e cila kishte lindur një djalë derisa po strehohej këtu në Prizren, pasi kishte ikur nga vendlindja e saj shkaku i tërmetit.

Sikurse nëna, ashtu edhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe stafi mjekësor i spitalit po përkujdeset në vazhdimësi për shëndetin e tyre”, ka shkruar ai./Indeksonline/