23:06 / E Premte, 18 Janar 2019 / indeksADMonline

Kryetari i Rahovecit viziton vendin ku ndodhi shpërthimi

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka ndjekur nga afër ngjarjen që ndodhi para disa ore në një lokal në Ratkoc të Rahovecit, ku si pasojë e shpërthimit të një bombole të gazit mbeten të lënduar 11 persona.

I pari i kësaj komune u deklaru rreth kësaj ngjarje.

“I shqetësuar u informova rreth shpërthimit të bombolës së gazit në Ratkoc! Isha në vendin e ngjarjes ku pashë nga afër pasojat – fatmirësisht të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në reagimin e Latifit.