11:16 / E Diele, 19 Maj 2019 / indeksADMonline

Kryetari i ri: Drenasi, bastioni i pathyeshëm i PDK-së

Në Drenas ka fituar koncepti i ri politik, dhe nuk ka fitues apo humbës, kështu ka thënë kryetari i sapozgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, Sejdi Hoxha.

Ai Drenasin e ka quajtur bastion të pathyeshëm të PDK-së.

Postimi i plotë i tij:

”Te nderuar Delegat,
Ju falënderoj përzemërsisht te gjithë juve qe dje ne Kuvendin zgjedhor me dhatë besimin tuaj qe unë te udhëheq Degën e PDK-se ne Drenas.

E ritheksoj edhe sot qe ne këto zgjedhje nuk ka fitues dhe humbës, ne këto zgjedhje ka fituar koncepti i ri politik Dekada e Re, ka fituar Partia Demokratike e Kosovës.

Ndihem vërtetë krenar qe vlerësuat vizionin tim politik. Ju premtoj te gjithëve se do te punoj me përkushtim te madh, përgjegjësi, nder dhe profesionalizëm.

Se bashku do te vazhdojmë traditën e fitoreve te PDK-se ne Drenas, ne bastionin e pathyeshëm te PDK-se.

Falënderoi miqtë e mi te cilët me kanë dërguar shume mesazhe urimi nga te gjitha trojet shqiptare.

Urime te gjithëve dhe na priftë e mbara!”

Image may contain: 1 person, smiling, suit