10:23 / E Hënë, 29 Nëntor 2021 / k.v

Kryetari i ri i Dragashit, kështu duhet fletëvotimi për diasporën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim që periudha për përsëritjen e votimit përmes postës për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit të fillojë më 29 nëntor dhe të përfundojë më 13 dhjetor 2021.

Të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm votuesit të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021.

Numri i votuesve jashtë Kosovës për Komunën e Dragashit është: 1,090.

Në garë janë Bexhet Xheladini i LDK-së dhe Shaban Shabani i PDK-së.

Ky është fletëvotimi për përsëritjen e votimit jashtë Kosovës për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit.