15:48 / E Enjte, 25 Nëntor 2021 / B O

Kryetari i ri i Gjilanit e komenton derbin e zhvilluar në futboll: Derbi i fundit…!

Kryetari në ardhje i Gjilanit, Alban Hyseni e ka komentuar derbin lokal që u zhvillua sot në këtë qytet.

Hyseni ka lavduar Gjilanin e Dritën për lojë të mirë, por që ka thënë se më në stadium të tillë nuk do të zhvillohet asnjë derbi.

“Loja e bukur në fushë dhe atmosfera në tribuna, këtë derbi e bëjnë më të veçant.

Në një stadium si ky, pa plotësimin e asnjë kushti, nuk do të zhvillohet më një derbi i këtij niveli. Intelektualët dhe Skifterat do ta kenë shtëpin e tyre me standarde të FIFA’s dhe UEFA’s” ka thënë Hyseni në reagim./Indeksonline/