15:18 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kryetari i sapozgjedhur i kësaj komune ka qenë futbollist profesionist (Foto)

Shaban Shabani është zgjedhur kryetar i Dragashit për herë të parë dhe do të jetë në krye të komunës jugore të Kosovës në katër vitet e ardhshme.

Mirëpo përveç politikës ai ka edhe një profesion tjetër që dikur e bënte në mënyrë profesionale.

Shabani ka qenë futbollist i KF Bresana, ku garat në atë kohë i zhvillonte në ligën e parë të Kosovës në regjionin e Prizrenit.

Ai ka luajtur në pozicion si mbrojtës dhe është njoftë për fizikun e tij të lartë dhe të fuqishëm.

Gjithashtu sipas bashkëlojtarëve të tij, Shabani ka qenë futbollisti më i përkushtuar gjatë çdo ndeshje. /IndeksOnline/