09:27 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Kryetari i Suharekës, lut qytetarët të mos hedhin mbeturina në rrugë

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, i ka lutur qyetarët që të mos hedhin mbeturina në hapësira publike, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se dikush po kujdeset që ambienti të jetë i pastër, e që puna e tyre po u shkon “poshtë”.

Postimi:

Ju lutem…

Mos hidhni mbeturina në hapësira publike.

Me këto veprime e dëmtoni ambientin dhe shëndetin tuaj.

Dikush po kujdeset çdo ditë, që ambienti të mbetet i pastër dhe i bukur, andaj respektojeni punën e tyre.

Bali Muharremaj