12:15 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kryetari i Supremes: Nuk kam pasuri, por kartelën e bankës ia kam lënë gruas

Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci, gjatë një diskutimi rreth të drejtës së gruas në trashëgimi ka deklaruar se ai vet nuk ka pronë, por se gruas së tij i ka lënë kartelën e bankës që ajo të tërheqë para sa të dojë.

“Unë gruas ia kam lanë kartelën se s’kom pasuni e prej aty munet me marrë sa të don. Po e them si ni shembull prej vetës, që sa kom dhanë”, tha ai.

Madje Peci përmendi edhe një fjali “.. disa jem të pasun e disa të varfun, po atë pasuni që e kemi është mirë me nda me gratë, vajzat, nanat tona”, tha Peci shkruan kallxo.com.

Peci pati një apel për gratë, u kërkoi atyre të jenë më të zëshme në atë që u takon, trashëgiminë në pronë.

“.. të jenë më të fuqishme, më të zëshme, mos ta kemi vetëm një Shyhrete Berisha, por disa Shyhrete. Kërkoni të drejtat, jo që i kërkojnë, por u takojnë”, tha ai.