Peci: Gjyqësori i pavarur, por sfidat i ka të mëdha
Megjithë përparimin e madh që është shënuar në vitet e fundit, gjyqësia kosovare ka edhe sfida të mëdha, ka thënë i pari i Supremes para studentëve
Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, ka thënë se gjyqësori kosovar përballet me sfida të mëdha, përkundër progresit që është shënuar në vitet e fundit.
Në një paraqitje para studentëve të Fakultetit Juridik ai ka thënë se problem është numri i vogël i gjyqtarëve, që rezulton me grumbullim të lëndëve.
Peci theksoi se gjyqësia kosovare është e pavarur nga pushteti dhe se të gjithë ata që kapen duke marrë vendime të ndikuara përballen me Këshillin Disiplinor.