14:21 / E Martë, 29 Shtator 2020 / indeksADMonline

Kryetari Lladrovci: S’bëj kompromis për zbatim ligji

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot ishte paraqitur bashkë me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, në një konferencë shtypi, ku është vlerësuar pushteti lokal në komunat ku udhëheq PDK-ja.

Lladrovci ka falënderuar qytetarët, këshilltarët e komunës pa dallim partie, zyrtarët dhe Ekzekutivin e komunës sonë për punën shembullore.

Komuna e Drenasit ka dalë e para në nivel vendi për përformancë të mirë.

“Besimin e PDK-së për ta drejtuar komunën, e kam kthyer me punë për qytetarin, zbatimin e ligjit, transparencën dhe llogaridhënien, duke u radhitur çdo vit në krye të komunave për suksese, ndërsa për 2019-n, komuna më e mirë për qeverisjen lokale”, ka thënë Lladrovci.

Lladrovci edhe një herë ka potencuar se nuk bënë kompromis për zbatim ligji, andaj i ka falënderuar të gjithë kontribuesit, familjen e tij dhe liderin e PDK-së, Kadri Veseli.

“Faleminderit qytetarë, këshilltarë, zyrtarë dhe Ekzekutiv i komunës!”, ka thënë Lladrovci./IndeksOnline/