11:31 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kryetari Veseli vizitoi Gardën Kombetare të Iows, merr përkrahje për Ushtrinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar Gardën Kombëtare të Iowa-s, ku ka parë nga afër mënyrën e organizimit dhe ka diskutuar me ta për mbështetjen që i është dhënë deri më tani Forcës se Sigurisë së Kosovës.

Kryetari Veseli është pritur nga gjenerali Timothy Orr dhe drejtues të therë të Gardës se Iowa-s.

Gjatë vizitës u konfirmua edhe një herë mbështetja për Forcën e Sigurisë së Kosovës edhe pas transformimit të saj në Ushtri të Kosovës, konfirmon Kuvendi i Kosovës nëpërmjet një komunikate për media.

Kjo mbështetje do të vazhdojë të jepet në trajnime dhe edukim por edhe në aspekte të tjera që kanë të bëjnë me funksionimin e saj si ushtri.

Kryetari Veseli rikonfirmoi se Ushtria e Kosovës do të jetë ushtri e paqes në Ballkan, por edhe në zona të tjera kudo qe do të kërkohet angazhimi i saj, në ruajtjen e paqes.

Gjenerali Timothy Orr ritheksoi edhe një herë përkrahjen për Kosovën, e në veçanti për Forcën e Sigurisë sa Kosovës.

Pas Iowa-s, kryetari Veseli do të vazhdojë në vizitën në ShBA me takime të rëndësishme në Washington dhe New York.