08:52 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kryetarja e parë femër e një ekipi në Turqi, futet në zhveshtore te meshkujt pas fitores

Berna Gozbashi është biznesmene nga Turqia, që ka depërtuar edhe në futboll.

Ajo është bërë femra e parë presidente e një klubi futbollistik, duke marrë drejtimin e Kayserisporit.

Ekipi që garon në elitën e futbollit turk, të hënën realizoi fitore të rëndësishme në luftë për ekzistencë, duke mposhtur Rizesporin 1-0, shkruan Indeksonline.

Pas fjalimit të trajnerit Bylent Uygun, presidentja Gozbashi erdhi në zhveshtore për  ta përqafuar trajnerin dhe për t’i uruar futbollistët për fitoren.

“Faleminderit të gjithëve! Ju luftuat me nder dhe treguat se kush jeni” deklaroi Gozbashi. Kujtojmë se te Kayserispori luajnë disa lojtarë të njohur, ndër ta edhe togolezi Emmanuel Adebayor.

/Indeksonline/