Kryeziu: Ndihem krenar që mund të kontriboj për Kosovën
Prurja më e re e Kosovës në prag të dy ndeshjeve të radhës në Ligën e Kombeve, Mirlind Kryeziu, është paraqitur në një konferencë për shtyp sot.
Pas seancës së parë stërvitore, futbollistët janë paraqitur në konferencë për t’i dhënë komentet e para pas grumbullimit.
Kryeziu, qendërmbrojtës i Luganos, është shprehur i lumtur që është grumbulluar, teksa thotë se ka pasur mirëpritje të mirë te Kombëtarja, transmeton IndeksOnline.
”Ndihem mirë, sidomos me mirëpritjen. I njoh disa prej futbollistëve këtu dhe jam shumë krenar që do të mund ta jap kontributin tim për Kosovën”.
”Kam biseduar edhe me trajnerin, Challandes dhe tani detyra ime është të punoj”.
”Nëse më kërkohet, dua të jem i gatshëm ta jap kontributin tim”, u shpreh Kryeziu./IndeksOnline/