75 Mall Live Search
10:37 / E Premte, 11 Korrik 2025 / mp

Kryhet ekzaminimi: Naim Murseli s’ka çrregullim apo sëmundje mendore

Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar ekzaminimin psikiatrik të Naim Murselit, i akuzuar për organizimin e vrasjes së gruas së tij, Liridona Ademajt.

Sipas raportit, s’është konstatuar asnjë çrregullim mendor tek i akuzuari.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Institutit i Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri.

“Po është e vërtetë, nuk ka çrregullim mendor”, tha ai për Klankosova.tv.