20:46 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

KSHZ tregon rezultatet e para të referendumit në Maqedoni

Sipas rezultateve të para të Referendumit në Maqedoni nga 38.46 për qind të vendvotimeve të procesuara, dalja ka qenë 34.15 për qind ose e përkthyer në numra 144.543 qytetarë.

Sipas KSHZ 182.614(90.85%) kanë votuar “për”, ndërsa 12.361 (6.15%) kanë votuar “kundër”.

Ndryshe, pas referendumit një numër i vogël i qytetarëve festuan dështimin e saj.

Ndërkohë kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka thënë se marrëveshja e arritur me Greqinë, do të çohet për votim në Parlamentin e Maqedonisë.

Sipas marrëveshjes Athinë-Shkup, emri i Maqedonisë duhet të ndryshojë në “Maqedonia Veriore”./Indeksonline/