17:44 / E Martë, 02 Janar 2018 / indeksADMonline

Kthehen kolonat, mërgimtarët presin më shumë se dy orë në Merdarë (Grafikë)

Fundi i vitit që lam pas si zakonisht u shënua me kolona të gjata në pikat kufitare për të hyr në Kosovë nga numri i madh i mërgimtarëve.

Tani pas përfundimit të festive të fundvitit, prapë pikat kufitare janë bllokuar nga kolonat e veturave me kosovarë që po kthehen në shtetet ku jetojnë, shkruan Indeksonline.

Sipas të dhënave në faqen e MPB-së, pika më e ndjeshme mbetet Merdara, ku pritjet janë të gjata më shumë se dy orë në dalje.

Derisa në pikat tjera pritjet janë më të shkurtra, por si zakonisht ajo me Serbinë mbetet favoritja e mërgimtarëve. /Indeksonline/

Temat: