08:59 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / OSH

Kthehen në Shqipëri fëmijët e Lavdrim Muhaxherit

Janë kthyer në Shqipëri fëmijët e ish-komandantit të kosovarëve në ISIS, Lavdrim Muhaxheri.

Mediat nga Tirana kanë publikuar edhe dokumente ku dëshmojnë se dy fëmijët e kaçanikasit janë rikthyer me nënën e tyre.

Indeksonline ju sjellë një video-përmbledhje. Vlen të theksohet se Muhaxheri kishte shkuar në Siri në fund të vitit 2012.