16:38 / E Mërkurë, 05 Maj 2021 / OSH

Kthehen pushuesit, bllokadë në komunikacionin e Prishtinës

Pas katër ditë pushimi, Prishtina i është kthyer të zakonshmes. Tollovi dhe bllokada në komunikacion ka patur gjatë tërë ditës së sotme në kryeqytet, ndërsa kulmi i tollovisë është tani pas orës 16:00.

Shumica e rrugëve janë të paralizuara nga prania e shumë veturave në komunikacion.

Qendra e qytetit është e stërngarkuar, ashtu siç janë edhe rrugët dalëse të Prishtinës.

Për katë ditë me radhë, në Prishtinë ishte “qejf” të vozitesh, ndërsa banorët e kryeqytetit duhet të pajtohen me rikthimin e këtij realiteti të përditshëm./Indeksonline/