15:26 / E Shtunë, 23 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Kthehet Kane por Tottenham pëson humbje

Tottenham është treguar e pafuqishme kundër Burnleyt. Ata u mposhtën me rezultat 2:1.

Përkundër rikthimit të lojtarit kryesor, Harry Kane, Spurs nuk arriti të shënoi fitore, transmeton Indeksonline.

Pjesa e parë përfundoi pa gola. Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 57-të, Wood shënoi për epërsinë e Burnley.

Nuk shkoi gjatë dhe në minutën e 65-të, Harry Kane barazon rezultatin pas një asistimi të Danny Rose.

Kur pritej që Spurs që të shënonte golin e fitores, në skenë doli Barnes. Ai shënoi gol në minutën e 83-të për t’ia shkaktuar humbjen e parë në pesë ndeshjet e fundit.

Pas kësaj fitoreje, Burnley ngjitet në pozitën e 13-të me 30 pikë, gjashtë pikë larg zonës së kuqe.

Kurse Tottenham humbi mundësin që t’i afrohet Manchester Cityt dhe Liverpool. Momentalisht londinezët janë në pozitën e tretë me 60 pikë, pesë më pak se dy ekipet lidere./Indeksonline/