11:06 / E Enjte, 18 Korrik 2019

“Kthejeni nga ka ardhur”, brohorasin përkrahësit e Trumpit në tubim për kongresisten me shami

 E  nxitur nga preisdenti, turma në një fushatë të Donald Trumpit gjatë ditës së djeshme, po bërtiste “kthejeni nga ka ardhur! Kthejeni nga ka ardhur!” në referencë për kongresisten Ilhan Omar, e cila është e vetmja e mbuluar që kishte ardhur në ShBA 30 vjet më parë si refugjate.

Trumpi e përdori fushatën për 2020 në Greenville, të Karolinës Veriore, që të sulmonte Omarin dhe tri kongresistet e tjera demokrate – Alexandria Ocasio-Cortez të Nju Jorkut, Ayanna Pressley të Massachusettsit dhe Rashida Tlaib të Michiganit – duke i quajtur “ekstremiste të mbushura me urrejtje”.

Grupi që e quan veten “Skuadra”, ishte fokusi i sulmeve raciste nga presidenti gjatë kësaj jave, duke filluar me postimet e së dielës në Twitter kur ai tha se ligjbërëset, të gjitha gra me ngjyrë, duhej “të ktheheshin mbrapsht” në vendet nga kishin ardhur.

Omari, e Minesotas, arriti në ShBA kur ishte tetë vjeçare si refugjate e luftës nga Somalia. Ocasio-Cortez, Pressley dhe Tlaib ishin lindur në Shtet e Bashkuara, shkruan Periskopi.

Këto postime nga Trumpi bënë që Dhoma e Përfaqësuesve të kalonte një rezolutë të dënimit të një gjuhe të tillë. “Çdo anëtar i këtij institucioni, demokrat dhe republikan, duhet të na bashkohet për t’i dënuar postimet raciste të presidentit,” tha folësja e Dhomës, Nancy Pelosi.

Më tej, gjatë atij tubimi Trumpi tha i shkurtoi emrin Alexandria Ocasio-Cortezit duke thënë “Jo, jo: S’kam kohë unë që t’i them tre emra të ndryshëm. Do ta quajmë Cortez. Shumë kohë. Të merr shumë kohë.”

Ish kongresisti Joe Walsh tha se britmat “Kthejeni nga ka ardhur, kthejeni nga ka ardhur,” janë të shëmtuara, injorante dhe të rrezikshme.