16:07 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ku ishin VIP-at për 28 nëntor dhe kush i mbushi sallat

Është bërë zakon që 28 nëntori të festohet kudo ku flitet në shqip nën ritmin e muzikës. Këngëtarët e famshëm të estradës kosovare kishin një natë të ngarkuar me koncerte në qytete të ndryshme të Kosovës.

Ledri Vula si zakonisht është ai që stërmbushë sallat kudo që është dhe që arrinë të zë deri në katër koncerte brenda një nate. Tashmë është normale që aty ku është Ledri, të jetë edhe “kallaballëku” ngase nuk kishte vende të lira pothuajse në asnjë sallë ku ai performoi.

Atmosferë të zjarrt ka krijuar edhe Ermal Fejzullahu me performancat e tij në Vushtrri e Ferizaj.

Albi Xhepa dhe Dhurata Dora i kanë ofruar një natë madhështore Gjakove duke ndezur atmosferën në maksimum. Peja ka qenë e ndezur nga performanca e Sinan Vllasaliut./Indeksonline/

Temat: